Wednesday, January 2, 2008


Te vorri i Babes

Nji grusht dhe mbi vorrin tand
po ta hjedhi lehte-lehte
ah! ky dhe kenka i rand'
ma i rand' se i zi kurbet

Erdha sot un fluturim
per me t'thane lamtumire
edhe pse jam larn n'mergim
prap do kthehem,prap do vij

Un' e di se s'kam per t'pa
dersa t'jem gjalle mbi dhe
shi i madh kur ka per t'ra
dojsha t'bahem per Ty streh

kur do kthehem nuk e di
kushedi se c'kohe do jete
por me vrap do vij te Ti
pa ba zhurme, lehte-lehte

E prane deres se perjetshme
nuk e di se c'ka do gjej
bar te gjelber mbush me lule
apo ferra tej per tej?


Larg tokes nane
Ishte nji dite vjeshte fund Nandori 2006.Qielli i New-York-ut ishte i turbullt dhe majat e nalta te gradacelave tue perfshie edhe State Empire Building sikur kishin humb nen mjegullen e dendun.Shikimi i Zefit ishte i tretun ne vorbullen e mendimve qe e mundonin pa pushim.Kete radhe Ai po nisej per ne aeroportin JF Kennedy,jo si heret e tjera tan gezim, e shend e vere ,tue mbajte n'dore kafen e tij te preferume nga "Starbucks". Kete here ishte ndyshe. Ai po rrinte ne heshtje dhe vetem zhurma e trafikut Njujorkez e bante nga nji here te fliste si percart. "Move it, move it" donte te thoshte me nxitim. Indiani, shoferi i taksise, nji buure i vogel me emnin Patel e pyeti Zefin me nji theks karakteristik indian,"Where are you from, sir?" dhe zgjati qafen e tij te holle ne pasqyre per te pa klientin e tij. "I am from Albania" u pergjigj Zefi. Indiani e kuptoj nga qendrimi dhe zani i pasagjerit te tij se dicka nuk ishte ne rregull dhe u mundua qe ta fuste Zefin ne bisede. E cuditshme kjo Amerika-vazhdoi ai. Ju Shqiptar e un' Indian takohna ketu n'mes t'Amerikes. Asht vend i mire Amerika, por pak e larget e sidomos per ne Indianet. Na duhen dy dite per me mbrrite ne vendin tone.Por asnjihere nuk bahen te tana te mirat bashke-vazhdoi Indiani. Vitin e kaluem Nana jeme ndrroi jete e nuk mujta me shkue ne kohen e duhun per varrimine saj dhe me ka mbet marak qe do me mundoje tane jete teme. Ne kete moment, Zefi harroi cdo gja dhe u prek shume nga fjalet e Indianit te qete dhe vuni re se si do pika loti rrodhen poshte faqeve te indianit me emnin Patel.Zefi u mallengjye nga kjo koincidence e cuditshme dhe me vedi tha se te paktem un' po mbrrij ne kohe per te marre pjese ne varrimin e babes tem, por nuk mujti te i permbante lotet.Ma ne fund u gjend te aeroporti.



No comments: