Wednesday, January 2, 2008

Nata e arratisjes nga Shqipnia

Poezi

Nata e ikjes

Mora rrugen e largimit
Ne nje natë qe binte shi,
Me zgjidh prangat e mjerimit
Qe duer-kambe mi kishte nxi.

Tue kalue telat me gjemba
Edhe andrrat paten frike.
Nder këto tela vete vdekja
Bante roje nate e dite.

Ne mesjeten komuniste
Per ne lulet s'kishin erë.
E ne heshtje zemra thërriste-
Per pak drite ne ket' sketerrë.

Per mue ikja s'ishte kange
Qe te këndohej nder gëzime,
Por ajo mbeti plage
qe me djeg e me jep dhimbje.

No comments: