Thursday, January 17, 2008

I Burgosuni


January 17
I Burgosuni
Bie shi,gjimon stuhia
ushton moti ane e mban
mbyllun n'burg me shkon rinia
lidhun n'pranga duer e kamb'

dhe nji zhurme kur degjohet
me trondit, me mbush me ankth
shpirt e zemer m'dritherohet
prej torturave qe fund s'kan

hapet dera, hyn xhelati
me nji mask qe mban ne kry
ferkon duert porsi Pilati
si guxon me u quejt njeri

mure t'errta ly me gjak
nji errsine plo trishtim
ah, moj dere; kurr mos u hap!
bahu rrase e vorrit tim.


I kushtohet gjithe atyne qe hoqen kalvarin ne burgjet e tmerrshme komuniste vetem se kerkonin ate cka natyra na kishte dhurue: Lirine, te drejtat themelore dhe te pamohueshme, por ne nji sistem te kuq sadist ne jetonim ne mbretnine e Had-it.

No comments: