Thursday, August 6, 2009

Korces

Thojne se n'Korce ban shume ftofte
the kurr atje s'kisha ken ma par'
por per cudine time m'u duk aq ngrohte
dhe e ndjeva veten si te isha Korcar

ngrohtesine ne shpirt nuk ta jep dielli
por mikpritja e njerzve bujar
ndaj te gjithe ne Korce te veni
te pakten nji dite te ndjeheni Korcar

thojne Korca asht Parisi vogel
por per mu zemren e ka ma t'madhe
Te betohem se vetem me Shkoder
Krahasohet mikpritja Korcare

Ne Korce thojne se ban shume ftofte
por te ftoftin nuk e ndjen fare
shkrihet bora nga buzeqeshja e ngrohte
e vajzave tek ecin trotuareve.

1 comment:

Lek Gjoka said...

Cfare t'ka gjete o Gjergj Lacuku
ndoj korcare n'shpirti t'ka hi
t'kesh kujdes se do te haje uku
sepse jena n'shekull t'ri!..

Se korcaret jan shume nxehta
se prej t'stofit jane kalite
mos u merzt se cfare t'shkruan Leka
shih se nxierre noj gja ne drite!..