ne nuk ndryshuam me ndyshimet e kohes edhe pse vujtem nen dimnin e eger te gjate sa nji shekull edhe pse lekura na ra pertoke ne nuk ndyshuam por ju "kameleone" perse prap na e vrisni pranveren tone.
About Me
Jam lind e rrite ne fshatin Beltoje te Shkodres prane lumit Drin nga ku mund te veshtroja bukurite natyrore te venlindjes.Ne veri shifen malet e nalta si Maranai dhe Cukali,ndersa ne veriperendim asht Mali i Taraboshit qe i ban roje Liqenit, Bunes dhe Drinit te cilet bashkohen ne harmoni te kambet e kalase se Rozafes nen tingujt qeillor te Kishas se Zojes se Shkodres.Ne anen tjeter shtrihet deti Adriatik me valet eternale.Ne vitin 1990 u arratisa nga Shqipnia per te i ba andrrat e mia realitet.Tue jetue nen thundren e kuqe ku te ditunit ishin pjelle e injorances dhe te drejtit vepronin me ligjet e xhelatit,vec andrrat tirani nuk kje ne gjendje me na i burgose.Cdo gja tjeter ishte vecse nje burg i madh.Shkruej vazhdimisht si e vetmja menyre per te mos harrue kurre ate cka bani terrori i kuq per pese dekada rresht.Asht nje obligim moral i joni per te ju tregue brezave te ardhshem fytyren anti-njerzore te komunizmit, terrorin, gjakun dhe urine qe ushtruen ndaj nje populli te pafajshem. Por ngadhnjimi jone asht ne falje, sepse edhe Jezusi pat thane keto fjale tek po e gozhdonin,"Fali Zot se s'dijne c'ka bajne
No comments:
Post a Comment