Thursday, August 6, 2009

Korces

Thojne se n'Korce ban shume ftofte
the kurr atje s'kisha ken ma par'
por per cudine time m'u duk aq ngrohte
dhe e ndjeva veten si te isha Korcar

ngrohtesine ne shpirt nuk ta jep dielli
por mikpritja e njerzve bujar
ndaj te gjithe ne Korce te veni
te pakten nji dite te ndjeheni Korcar

thojne Korca asht Parisi vogel
por per mu zemren e ka ma t'madhe
Te betohem se vetem me Shkoder
Krahasohet mikpritja Korcare

Ne Korce thojne se ban shume ftofte
por te ftoftin nuk e ndjen fare
shkrihet bora nga buzeqeshja e ngrohte
e vajzave tek ecin trotuareve.

Korces

"Kameleonet"

ne nuk ndryshuam
me ndyshimet e kohes
edhe pse vujtem nen dimnin e eger
te gjate sa nji shekull
edhe pse lekura na ra pertoke
ne nuk ndyshuam
por ju "kameleone"
perse prap na e vrisni
pranveren tone.

Ti moj Zan' e malit

Kur t'pashe moj vashe
zemra m'u ndalu
hajde pak te thashe
mi fal syt' e tu

Ndal moj bukuri
se per ty po vuj
mos me len n'vetmi
pashe dy syt e tuj

Hajde te rrime bashke
Ti moj Zan' e malit
Gjithmon' kam me t'dashte
por si syt e ballit

Je si lulebor
qe cel ne pranver'
kur te marr ne dor
dimnin ma ban ver'